Liverpool nuk e shpërdoron mundësinë, fiton dhe del në vendin e katër në Premier Ligë

  • A.P /
  • 19 May 2021 - 23:24
Liverpool nuk e shpërdoron mundësinë, fiton dhe del në vendin e katër në Premier Ligë

Liverpool nuk e ka shpërdoruar mundësinë dhe i duhet vetëm edhe një fitore në ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace për të luajtur në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri. Liverpool fitoi me rezultat 0-3 kundër Burnley ku golat i shënuan Firmino (43), Philips (52) dhe Chamberlain (88)

Liverpool nuk e ka shpërdoruar mundësinë e artë për të kaluar në vend të katër dhe është një fitore larg për të u kualifikuar në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri. 0-3 ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje, të cilën në njëfarë forme Liverpool e kontrolloi që nga fillimi i saj.

Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar me golin që mysafirët e shënuan në minutat e fundit të kësaj pjese. Ishte një depërtim i mirë i Andrew Robertson për Firmino, i cili e shfrytëzoi mirë krosimin e skocezit për të shënuar gol në minutën e 43-të. Me këtë rezultat të ngushtë të dy skuadrat shkuan në pushime të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë prapë Liverpool ishte më kërkues. Sadio Mane do ta gjente për mrekulli në zonë mbrojtësin Nathaniel Philips, i cili shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 52-të. Por pas pranimit të golit të dytë Burnley fillojë që të aktivizohet më shumë.

Kështu ata do ta vënin në vështirësi disa herë Liverpoolin, madje edhe do të shënonin por që VAR do ta anulonte golin e tyre për shkak të një ndërhyrje në portierin Alisson.

Por, gjithçka do të vulosej në fund të këtij takimi. Chamerlain, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë në vend të Roberto Firminos trullosi tërë mbrojtjen e Burnleyt për të shënuar një gol të bukur në minutën e 88-të të kësaj ndeshje.

Kjo fitore e qet në pozitë të favorizueshme Liverpoolin që ta merr vendin e katër dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri. Krejt çka mjafton për këtë skuadër është fitorja në xhiron e fundit që zhvillohet këtë të diele kundër Crystal Palace dhe Liverpool më shumë gjasë do të jetë skuadra e fundit që do ta sigurojë Ligën e Kampionëve pas Chelseat të cilët mposhtën Leicesterin.

Kujtojmë se sonte një vend për në Europë e siguroi edhe skuadra e West Ham United të cilët mposhtën West Bromwich Albion për të arritur 62 pikë dhe për të kaluar kështu në eliminatore të Europa Ligës për sezonin e ri. 

(Kosova Sot Online)