Buffon thotë se do ta shtyjë pensionimin për një sfidë të çmendur

  • S.A /
  • 20 May 2021 - 16:27
Buffon thotë se do ta shtyjë pensionimin për një sfidë të çmendur

Pensionimi nga futbolli mbetet opsion për Gianluigi Buffonin, megjithatë portieri 43-vjeçar thotë se është i gatshëm për një sfidë të çmendur dhe nuk e hedh poshtë mundësinë për të luftuar për një vend në Kombëtaren e Italisë për Kupën e Botës 2022.

Periudhës së dytë në Juventus për legjendën e kohës moderne po i vjen fundi, sepse nuk ka pasur bisedime të reja mes tij dhe drejtuesve të klubit për marrëveshje të re në Allianz Stadium.

Bufoni e ka pranuar tashmë se ka marrë oferta nga klube të ndryshme, prandaj edhe është i tunduar për ta zgjatur karrierën e shkëlqyeshme edhe për ca kohë.

Pasi e fitoi Kupën e Italisë për herë të gjashtë, duke e barazuar rekordin për më shumë shumti trofe nga një futbollist, Buffon tha për Rai Sport kur u pyet për të ardhmen: “Ta mbaroj kështu më bën shumë krenar dhe shumë të lumtur, sepse e ndaj këtë finale triumfuese me bashkëlojtarë dhe me tifozë”.

“Tifozët, njerëzit e Juves, bashkëlojtarë dhe drejtuesit do të jenë gjithmonë pjesë e jetës sime. Të gjitha gjërat kanë një fund. Jam 43 vjeç dhe në këtë moshë duhet të marrësh vendime që duket aspak popullore, të çuditshme e madje edhe të çmendura.”

Ai shtoi: “Por unë e mbërrita moshën 43-vjeçare sepse ma ajo pak çmenduri ma mundësoi të mos kem kufizime dhe të ëndërroj në çdo çast të jetës sime. Jam i lumtur kur jam në gjendje të ëndërroj dhe ta rimbush veten me projekte dhe sfida të reja. Mund të mos fitoj, por kjo nuk më intereson”. 

(Kosova Sot Online )