Gjashtë lojtarët që do të qëndrojnë te Juventusi pavarësisht Champions Leagues

  • S.A /
  • 21 May 2021 - 14:12
Gjashtë lojtarët që do të qëndrojnë te Juventusi pavarësisht Champions Leagues

Ndërsa Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Juventusi sidomos nëse nuk arrihet Liga e Kampionëve, Tuttosport zbulon se gjashtë lojtarë do të qëndrojnë në Allianz Stadium pavarësisht se a e siguron “Zonja e Vjetë” Ligën e Kampionëve apo jo. Kontrata e yllit portugez skadon në vitin 2022, por ai mund të largohet nga Juventusi me një vit të mbetur në kontratën e tij nëse “Zonja e Vjetër” nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Tuttosport konfirmon se ylli portugez mund të dorëzojë një kërkesë transferimi nëse Juve humbet klasifikimin në katër pozitat e para.

Mungesa e të ardhurave nga Champions League do ta detyronte klubin të shesë disa nga lojtarët e tyre, përfshirë Adrien Rabiot ose Merih Demiral. 

Aaron Ramsey dhe Federico Bernardeschi pritet të largohen, gjithashtu nëse Juventus kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa Federico Chiesa, Dejan Kulusevski, Matthijs de Ligt, Juan Cuadrado, Leonardo Bonucci dhe Danilo do të qëndrojnë në Allianz Stadium edhe nëse Bianconeri luan në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm.

Për të fituar një vend në Ligën e Kampionëve, Juventus ka nevojë për një fitore në Stadio Dall’Ara kundër Bolognas të dielën, duke shpresuar që Napoli ose Milan të dështojnë të fitojnë kundër Hellas Veronas përkatësisht Atalantas. 

(Kosova Sot Online )