“Aguero është si një luan, klinik para golit kundërshtarë – do të luajë deri në 40 vjet”

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 17:11
“Aguero është si një luan, klinik para golit kundërshtarë – do të luajë deri në 40 vjet”

Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar që sulmuesi është gati të përballet me Evertonin në atë që thuhet se do të jetë ndeshja e tij e fundit për Manchester City në Premier Ligë

Pep Guardiola ka pasur plot lëvdata për Sergio Agueron, derisa sulmuesi po i afrohet ndeshjet së tij të fundit me Manchester Cityn.

Ndeshja në shtëpi kundër Evertonit do të jetë e fundit në fanellën blu të klubit për 32 vjeçarin derisa ai pritet që të largohet si lojtar i lirë nga Anglia pas 10 viteve.

Lëvizja e ardhshme e Agueros ka mbetur të konfirmohet, por Guardiola ka thënë që atij do t’i mungojë karakteri i tij në fushë si dhe mençuria e tij.

“Aguero është një lojtar i jashtëzakonshëm, me humor, i dashur dhe legjendë. Të jesh nga Argjentina, pasi që në këtë vend është shumë vështirë të shënohen gola, por ai e ka bërë këtë për kaq shumë vite”, tha Guardiola në konferencën për shtyp

“Ai është i jashtëzakonshëm dhe të gjithë nga stafi e duan. Ndeshja e fundit këtë të diel, jam i sigurt që tifozët do t’i japin atij lavdinë që ai e meriton deri me tani e që nën fanellën e tij janë; titujt, numrat, paraqitja dhe loja e jashtëzakonshme e tij”.

“Ai është si një luan në xhungël, dëshiron t’i ‘vret’ kundërshtarët. Goli i tij kundër Palace e definon atë. Ai e kontrollon topin me dy apo tri prekje pastaj wow çfarë goli. Sa i shpejt, pastaj kualiteti dhe mënyra si shënon, ai i ka të gjithë. Ai mund të luajë deri në 40 vjet dhe të shënojë gola”. 

(Kosova Sot Online)