
Lexoni edhe:
Qeveria Kurti e fillon për së mbari, me VETING të fuqishëm godet diplomatët e dështuar
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka shpjeguar se vendosi të mos e ftojë Sergio Ramosin në ekipin e tij kombëtar për Kampionatin Evropian 2020, për shkak të sezonit zhgënjyes që ai e pati me Real Madridin këtë vit. Spanja e publikoi sot listën prej 24 futbollistëve të ftuar për Kampionatin Evropian 2020, i cili nis më 11 qershor. As Ramosi e asnjë futbollist tjetër i Real Madridit nuk është pjesë e listës.
Kjo është hera e parë në historinë e Kombëtares që Spanja shkon në një turne të madh pa e ftuar asnjë futbollist nga klubi mbretëror, i cili e mbylli sezonin 2020/21 pas asnjë trofe pas rezultateve zhgënjyese.
Enrique e shpjegoi vendimin për të mos e ftuar Ramosin, duke thënë para gazetarëve: “Ramosi nuk ka qenë në gjendje të garoj këtë sezon, ai nuk ka qenë në gjendje të stërvitë me grupin. Unë i telefonova atij mbrëmë, ishte e vështirë.” “E kam të qartë se është vendim i komplikuar. Unë e këshillova atë të jetë vetjak dhe ta rikthejë nivelin e lartë për të luajtur për klubin e vet dhe për ekipin kombëtar”, shtoi ai.
Qeveria Kurti e fillon për së mbari, me VETING të fuqishëm godet diplomatët e dështuarLexoni edhe:
Ramos nuk ka munguar në një turne ndërkombëtar për Spanjën që prej Euro 2004, por tani do t’i duhet ta shikojë Euro 2020 nga shtëpia.
Fituesi i Kupës së Botës mungoi në 35 ndeshje në të gjitha garat për Real Madridin në sezonin e fundit, për shkak të lëndimeve dhe koronavirusit.
Ai e operoi me sukses gjurin në janar, por luajti titullar në vetëm dy ndeshje për Realin në vitin 2021 dhe trajneri Zinedine Zidane e la rezervë në ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga të dielën.
(Kosova Sot Online )