Hansi Flick ka nënshkruar me Gjermaninë, së shpejti zyrtarizimi

  • S.A /
  • 25 May 2021 - 10:34
Hansi Flick ka nënshkruar me Gjermaninë, së shpejti zyrtarizimi

Hansi Flick mund të konsiderohet tashmë trajner i Gjermanisë.

BILD konfirmon se Flick ka nënshkruar kontratën me Kombëtaren e Gjermanisë dhe së shpejti do të zyrtarisht si trajner i Gjermanisë,

Shumë klube e kanë kontaktuar atë kur mësuan për largimin nga Bayern Munich në fund të sezonit, por tashmë kishte arritur marrëveshje me Gjermaninë dhe nuk dësh8ironte të tregonte mos respekt.

Flick mori vëmendjen e të gjithëve kur mori drejtimin e Bayernit dhe fitoi pothuajse gjithçka, duke treguar se ka cilësi për më shumë se sa një asistent që ishte deri para dy vitesh.

Te Bayerni shpresonin ta kishin në stol për shumë vite, por oferta e Gjermanisë për ta zëvendësuar Joachim Loëin, ishte e pa rezistueshme. 

(Kosova Sot Online )