Solskjaer shpreson ta fitojë Europa Ligën

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 22:29
Solskjaer shpreson ta fitojë Europa Ligën

Djajtë e Kuq mund t’i japin fund agjërimit të tyre me trofe me një fitore kundër Villarreal në finale të Europa Ligë dhe trajneri beson edhe më shumë në sukses

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer dhe sulmuesi Mason Greenwood shpresojnë në fitore në finalen e Europa Ligë dhe kështu të fillojnë të fitojnë trofe. Djajtë e Kuq do të përballen me Villarreal në Gdansk këtë të mërkurë.

United nuk ka fituar trofe prej suksesit të tyre në Europa Ligë më 2017 por Solskjaer shpreson që ata do të luftojnë dhe të fitojnë trofe vazhdimisht. “Këtë skuadër ne e kemi ndërtuar në fund të këtyre viteve, shpresoj që tani të jetë fillimi i një gjejë më të madhe”, ka thënë Solskjaer për gazetarët në konferencën për shtyp.

“Ky është klubi më i mirë në botë. Është kënaqësi por edhe presion për Manchester United. Është një gjë për të cilën janë gati lojtarët. Ata nuk do të ishin transferuar këtu nëse nuk janë top lojtarë. Këto janë netët e mëdha që ne duam. Do të ishte një hap i madh për një të ardhme të mirë”, ka vazhduar Solskjaer.

“Ky grup lojtarësh kanë luajtur së bashku për një vit e gjysmë. Hapi tjetër për ta është që të kënaqen me një lojë të tillë – unë e kam parë që kjo dëshirë është rritur të lojtarët”.

Greenwood, (19) shpreson që United ta ndreq reputacionin e një skuadre që lufton për trofe kryesor dhe e sheh ndeshjen e mesjavës si një të tillë.

“Ta dërgojmë në shtëpi një trofe është diçka që klubi ka nevojë, të dërgojmë në shtëpi trofe”, tha Greenwood.

“Ne nuk i kemi fituar ata për pak vjet. Të jesh pjesë e një skuadre që fiton trofe do të ishte një ide e mirë”.


(Kosova Sot Online)