Villarreal vs Manchester United, formacionet

  • S.A /
  • 26 May 2021 - 11:30
Villarreal vs Manchester United, formacionet

Sonte luhet finalja e madhe e UEFA Europa League.

Villarreal kërkon të bëjë ëndrrën realitet, derisa Manchester United për të përsëritur suksesin e tri sezoneve më pare, kur kishte Jose Mourinhon në stol. Nëse për “Djajtë e Kuq”, arritja në finale është diçka normale dhe e pritshme, për “Nëndetësen e Verdhë” është një nga ato mundësitë që mund të të vijnë vetëm një herë në jetë.

Asnjë skuadër e një qyteti me kaq pak banorë, vetëm 55 mijë, nuk ka mundur të fitojë një trofe kaq të rëndësishëm në historinë e futbollit.

Reklamë

Sfida do të zhvillohet nga ora 21:00 dhe tashmë nëpër media janë duke qarkulluar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave që mund t’i shikoni më poshtë, raporton Gazeta Express.

Formacionet e mundshme: 

VILLARREALI (4-4-2): Asenjo; Foyth, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Y. Pino, Capoue, Parejo, Trigueros; Gerard Moreno, Bacca.

MANCHESTER UNITED (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Shaw; McTominay, Fred; Rashford, Fernandes, Pogba; Cavani.

Villarreal STOLI: Rulli, M. Gaspar, Funes Mori, Estupiñan, A. Moreno, Peña, J. Costa, Raba, Coquelin, Moi Gomez, Paco Alcacer, Niño.

Man United STOLI: Henderson, Grant, Mata, Greenwood, Diallo, Telles, Matic, Williams, Van de Beek, Tuanzebe, Elanga.

(Kosova Sot Online )