Solskjaer kundër mjeshtrit të Europa Ligës, Unai Emery

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 20:24
Solskjaer kundër mjeshtrit të Europa Ligës, Unai Emery

Villarreal – Manchester United është finalja e Europa Ligës që do të zhvillohet sonte në stadiumin Gdansk të Polonisë

Gjithçka është gati për t’u zhvilluar finalja e Europa Ligës në mes të Villarrealit dhe Manchester United. Këto dy skuadra kanë bërë një rrugë të gjatë sivjet në garën e dytë më të rëndësishme në Europë pas Ligës së Kampionëve dhe do ta kërkojnë me ngul këtë trofe, pasi që të dyja kanë dështuar për të fituar diçka në kupat dhe kampionatet e tyre vendore.

Derisa Unai Emery njihet si një mjeshtër i fitimit të këtij trofeu, ku e ka fituar atë disa herë me Sevillën dhe skuadra të tjera, Ole Gunnar Solskjaer kërkon trofeun e parë në Europë por edhe të parin me United pas 4 viteve pa fituar trofe.

Në sulmin e Villarreal ka startuar Bacca dhe Yeremy derisa në sulmin e United nga minuta e parë sonte luajnë Cavani, Rashford dhe Greenwood.


(Kosova Sot Online)