Mike Tyson i gjen Jake Paulit kundërshtarin e radhës, është i një niveli tepër të frikshëm

  • S.A /
  • 27 May 2021 - 10:08
Mike Tyson i gjen Jake Paulit kundërshtarin e radhës,  është i një niveli tepër të frikshëm

Mike Tyson mendon se ai ka një ide se më kë duhet të përballet, Jake Paul, youtuberi i shndërruar në boksier.

Amerikani dëshiron të ndërtojë një karrierë të bujshme në boks, mirëpo ende nuk ka arritur në nivelin më të lartë të sportit. Paul, i cili pritet të rikthehet në ring në fund të këtij viti, ka qenë i lidhur me një duel me Tom Furyn (vëllai i Tyson Furyn). Sidoqoftë, legjenda e boksit Mike Tyson beson se ai ka gjetur një kundërshtar ideal për youtuberin. Duke folur për Hotbox, Iron Mike zbuloi njeriun me të cilin dëshiron që Paul të përballet më pas.

Iron Mike nuk hezitoi të pranonte që ai të luftonte me Kamaru Usman duke thënë: “Unë dua ta shoh atë përballje”. Ai beson se ky duel ka kuptim të madh për dy sportistët, me Usman që thuhet se është i gatshëm ta zhvillojë këtë përballje. Usman është kampioni aktual i UFC-së në pesha të lehtë dhe ndryshe nga tre kundërshtarët e mëparshëm të Paulit është në majën absolute të arteve marciale të përziera.

(Kosova Sot Online )