Pavarësisht humbjes n’finale, United e shpërblen Solskjaerin

  • G.G /
  • 28 May 2021 - 09:35
Pavarësisht humbjes n’finale, United e shpërblen Solskjaerin

Solskjaer është rrugës për të rinovuar kontratën me Unitedin deri më 2024.

Pavarësisht humbjes nga një skuadër si Villarreal në finale të Europa League, drejtuesit e Manchester United kanë vendosur të vazhdojnë me Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas “Telegraph”, Solskjaer do të nënshkruajë kontratë të re me “Djajtë e Kuq” tre vjeçare, që do ta mbajë në klub deri më 2024.

Solskjaer ka qenë në stolin e United për dy vite e gjysmë, që kur klubi shkarkoi Jose Mourinhon.

Norvegjezi bëri një sezon të mirë duke luftuar edhe për Premierligën, por ende s’ka fituar një trofe në “Old Trafford”. 

(Kosova Sot Online)