Aguero niset sot drejt Barcelonës, nesër testet mjekësore

  • A.P /
  • 30 May 2021 - 10:16
Aguero niset sot drejt Barcelonës, nesër testet mjekësore

I zhgënjyer që nuk arriti triumfin në Champions League, Sergio Aguero e lë Manchester Cityn jo në formën si e kishte planifikuar.

Ai sot do të udhëtojë drejt Barcelonës, ndërsa nesër do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Pasi t’i ketë kaluar këto, ai do të udhëtojë për në Argjentinë, atje ku do të përgatitet për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe për Copa American që zhvillohet këtë verë.

Prezantimi i tij si futbollisti më i ri i Barcelonës do të bëhet pas datës 10 korrik, atëherë kur do të përfundojë edhe turneu i Copa Americas.

32-vjecari kështu i thotë lamtumirën Manchester Cityt pas 10 viteve të kaluara duke qenë pika kryesore e klubit në sulm.

Para Cityt, Aguero luajti për Atletico Madridin dhe Independiente. 


(Kosova Sot Online)