Zyrtare: Aguero nënshkruan me Barcelonën

  • S.A /
  • 31 May 2021 - 16:19
Zyrtare: Aguero nënshkruan me Barcelonën

Sergio Aguero është lojtari më i ri i Barcelonës. Ai ka nënshkruar sot kontratën me klubin spanjoll.Aguero do të jetë pjesë e Barcelonës për të paktën dy sezonet e ardhshme. Ai sot kreu testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën. 

Kështu, 48 orë pas dështimit në finale të Champions Leagues, Aguero merr një hap të madh në karrierën e tij. Pas nënshkrimit, Aguero do të udhëtojë për Buenos Aires ku do të përgatitet me Argjentinën për Copa American. 

(Kosova Sot Online )