Haaland ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij të Dortmundi

  • A.P /
  • 31 May 2021 - 17:25
Haaland ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij të Dortmundi

Sulmuesi norvegjez pritet që të kalojë së paku edhe një sezon në skuadrën e tanishme, por spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë të plasohen nëpër media.

Erling Haaland ka thënë se nuk ka ende ndonjë vendim definitiv për të ardhmen e tij, me sulmuesin e Borussia Dortmund i cili vazhdon të jetë i lidhur me një kalim të Chelsea, Manchester United, Barcelona dhe Manchester City.

Çdo skuadër në Europë do të dëshironte ta kishte norvegjezin në skuadrën e tyre, me talentin 20 vjeçar që ka shënuar 57 gola në 59 paraqitje për Dortmundin. Pritjet janë që ai ta përfundojë edhe një sezon në Gjermani, me skuadrën e tanishme që nuk dëshirojnë ta shesin atë për shkak se dëshirojnë të jenë më konkurrues në sezonin 2021/22 në Ligën e Kampionëve, por spekulimet për një ofertë të majme me para po vazhdojnë.

Sulmuesi është pyetur për të ardhmen e tij para ndeshjes së Norvegjisë në miqësore me Luksemburgun dhe Greqinë por Haaland i ka thënë gazetarëve se ai “ende nuk ka për të thënë diçka për këtë gjë”.

“Pas këtyre ndeshjeve me Kombëtare do të jem në pushim dhe pastaj do të jem në ndeshje parasezonale. Nuk ka diçka të re në këtë aspekt”, ka thënë ai. 


(Kosova Sot Online)