Futbollisti brazilian arrin marrëveshje me Gjilanin

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 21:47
Futbollisti brazilian arrin marrëveshje me Gjilanin

Sport Club “Gjilani” është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të verës, ku klubi në krye me kryetrajnerin Ismet Munishin kanë shpallur kandidaturën për titullin kampion.

Gazeta “Sheshi” raporton se skuadra “kuqeebardhe” ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian, Elton Cale.

Për shërbimet e futbollistit kanë shprehur shumë skuadra në Superioren shqiptare, por që Gjilani në fund ia doli t’i siguroj shërbimet e tij.

Futbollisti 32-vjeçar karrierë ka bërë edhe tek Flamurtari i Vlorës dhe Kukësi.

Gjithashtu, Cale ka karrierë të pasur pasi që ka luajtur në shumë vende të botës duke nisur nga Brazili, Portugalia, Rusia dhe Greqia.

Më poshtë e gjeni një video nga paraqitjet e Cale viteve të fundit: 

Pritet vetëm zyrtarizimi, pasi këtë e konfirmoi në njëfarë mënyre edhe vet klubi çaste më parë, me postimin e fundit në Facebook.


(Kosova Sot Online)