Vetëm katër nga 24 kombëtaret e Euro 2020 nuk kanë trajnerë vendorë

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 10:43
Vetëm katër nga 24 kombëtaret e Euro 2020 nuk kanë trajnerë vendorë

Tash e tri ditë ka nisur gara më e madhe evropiane në futboll, Kampionati Evropian, i cili do të luhet në 11 qytete të ndryshme të kontinentit të vjetër.

24 kombëtare po luftojnë për titullin e më të mirit në Evropë. Ato janë të ndara në gjashtë grupe me nga katër skuadra dhe prej fazes së grupeve do të kualifikohen 16 gjithsej.

Një statistikë interesante është që vetëm katër nga 24 kombëtaret pjesëmarrëse në Euro 2020 nuk kanë trajnerë vendorë.

Ato janë Belgjika, Austria, Polonia dhe Hungaria

Belgjika ka trajner spanjollin Roberto Martinez, Austria gjermanin Franco Foda, Polonia portugezin Paulo Sousa dhe Hungaria italianin Marco Rossi.

Të gjitha kombëtaret tjera udhëhiqen nga trajnerët vendor. 


(Kosova Sot Online)