Mjeku i Interit: Eriksen nuk tregoi ndonjë problem në testet mjekësore

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 13:26
Mjeku i Interit: Eriksen nuk tregoi ndonjë problem në testet mjekësore

Mjeku i Interit, Piero Volpi, tha se testet mjekësore të Christian Eriksen kurrë nuk kanë treguar ndonjë problem, ndërsa ylli i Danimarkës thuhet se u tha shokëve të tij të skuadrës se ai shpreson të kthehet shpejt.

Playmaker-i Nerazzurri dhe Danimarkës u rrëzua pa ndjenja gjatë pjesës së parë të ndeshjes Danimarkë – Finlandë dje,

Mjekët i dhanë CPR në fushë, duke ia shpëtuar jetën danezit.

“Ai po merrte frymë dhe unë mund ta ndieja pulsin e tij. Por papritmas kjo ndryshoi. Dhe siç e panë të gjithë, ne filluam t’i jepnim CPR ” – tha mjeku nga Danimarka, Morten Boesen 

Mjekët i shpëtuan jetën Eriksenit në fushë para se ylli i Danimarkës të dërgohej në spital, ku ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore.

Por, fatmirësisht gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.


(Kosova Sot Online)