Llorente “heroi” i Spanjës, shpëton golin e sigurt

  • A.P /
  • 14 qershor 2021 - 21:58
Llorente “heroi” i Spanjës, shpëton golin e sigurt

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së grupit E mes Spanjës dhe Suedisë.

Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0.

Spanja u mundua shumë për të shënuar golin e avantazhit, por nuk e arriti atë gjatë pjesës së parë.

Ekipi i Luis Enriques dominoi në të gjitha aspektet, por nuk e gjeti golin.

Në minutën e 41-të, Suedia pati mundësinë më të mirë për të shënuar, por goditjen e Isac e mbrojti Marcos Llorente duke e shpëtuar ekipin e tij pa pranuar gol.

(Kosova Sot Online)