Ronaldo sonte e thyen rekordin e madh në Kampionatet Evropiane

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 17:48
Ronaldo sonte e thyen rekordin e madh në Kampionatet Evropiane

Hungari – Portugali do të jetë ndeshja e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00. Kampionët në fuqi do të tentojnë ta nisin me fitore mbrojtjen e titullit.

Të udhëhequr nga Ronaldo, Portugalia do të synojë të shkojë sa më lart këtë Evropian. Ylli i Juventusit do të startojë në ndeshjen e parë të portugezëve në Euro 2020 dhe me këtë rast thyen një rekord të madh.

Ronaldo bëhet futbollisti i parë që paraqitet në pesë Kampionate Evropiane. 2004, 2008, 2012, 2016 dhe tani 2021 janë Kampionatet Evropiane në të cilat Ronaldo ka marrë pjesë.

Në tentimin e katërt, ai ia solli Portugalisë trofeun e madh evropian, duke i befasuar të gjithë, pasi mposhtën minimalisht Francën në finale.

(Kosova Sot Online)