Ronaldo vjen me një huqje të madhe, dështon ta kalojë Portugalinë në epërsi

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 18:52
Ronaldo vjen me një huqje të madhe, dështon ta kalojë Portugalinë në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së grupit F të Kampionatit Evropian mes Hungarisë dhe Portugalisë.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0:0.

Gjatë pjesës së parë Portugalia u mundua vazhdimisht të kalonte në epërsi, duke pasur disa raste ideale, por nuk ia doli.

Mundësinë më të mirë e pati Cristiano Ronaldo i cili dështoi të shënonte nga afërsia, duke gjuajtur mbi portë.

Ndeshja ishte mjaft e ashpër, me hungarezët që ishin të mirë në mbrojtje. 

(Kosova Sot Online)