UEFA e konfirmon se Barcelona, Reali dhe Juventusi do të marrin pjesë në Champions League edicionin e ardhshëm

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 19:45
UEFA e konfirmon se Barcelona, Reali dhe Juventusi do të marrin pjesë në Champions League edicionin e ardhshëm

UEFA ka lëshuar pe. Shtëpia më e madhe e futbollit ka konfirmuar se Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi do të regjistrohen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve

UEFA kishte filluar një hetim ndaj këtyre skuadrave muajin e kaluar

Këto tri ekipe ishin pjesë themeluese e projektit të Superligës Evropiane, bashkë me nëntë skuadra tjera.

Të tjerat u larguan, por Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi mbetën pjesë e saj, çka nuk i pëlqeu UEFA-s.

Presidenti i saj, Aleksander Ceferin konfirmoi se do ta shqyrtonin suspendimin e këtyre ekipeve nga garat evropiane për dy vite.


(Kosova Sot Online)