Premierliga e shpalos kalendarin e ndeshjeve të sezonit të ri, Man City e nis kundër Tottenhamit

  • S.A /
  • 16 June 2021 - 10:42
Premierliga e shpalos kalendarin e ndeshjeve të sezonit të ri, Man City e nis kundër Tottenhamit

Kampioni i Premierligës Manchester City do ta nisë mbrojtjen e titullit për sezonin 2021/22 me një sfidë të fortë kundër Tottenhamit kur të fillojë sezoni i ri në fundjavën e 14 gushtit.

Premierliga e shpalosi sot kalendarit e ndeshjeve për sezonin e ri 2021/22, i cili pritet të nisë në fundjavën e 14 gushtit. Manchester City – Tottenham është i vetmi derbi i madh në letër në xhiron e parë të sezonit të ri në Premierligë. Duel tjetër interesant pritet të jetë takimi mes Manchester Unitedit dhe Leeds Unitedit.

Liverpooli do të jetë mysafir i skuadrës së sapopromovuar në elitë, Norwich City, Brentfordi e pret Arsenalin, kampioni i Ligës së Kampionëve Chelsea do të ketë deri londinez, pasi përballet me Crystal Palace në Stamford Bridge.

Fillimi i shpejt i sezonit vazhdon me derbin Arsenal – Chelsea në xhiron e dytë, më 21 gusht, para se Arsenali ta vizitojë Manchester Cityn dhe Chelsea të përballet me Liverpoolin në Anfield më 28 gusht.

Derbi Manchester City – Manchester Unitedi do të zhvillohet më 6 nëntor.

Ndeshjet e xhiros së parë në Premierligë:  

Brentford v Arsenal

Burnley v Brighton

Chelsea v Crystal Palace

Everton v Southampton

Leicester City v Wolves

Manchester United v Leeds United

Newcastle United v West Ham United

Norwich City v Liverpool

Tottenham v Manchester City

Watford v Aston Villa

Për ta parë kalendarit e plotë të ndeshjeve të sezonit 2021/22 në Premierligë. 

(Kosova Sot Online )