Italia e pret Zvicrën, me synim për të kaluar në fazën tjetër të Euro 2020

  • S.A /
  • 16 June 2021 - 11:14
Italia e pret Zvicrën, me synim për të kaluar në fazën tjetër të Euro 2020

Italia do të kërkojë ta kalojë fazë grupore në Kampionatin Evropian 2020, kur të përballet sonte me Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Takimi i xhiros së dytë në Grupin A mes Italisë dhe Zvicrës do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik në Romë, sonte në orën 21:00,.

Deschamps: Fituam një betejë lufte, Low: Kualifikohemi në 2 ndeshjet e ardhshme

Italia do të kalojë në mesin e 16 më të mirëve në Euro me një fitore të mundshme ndaj kombëtares helvetike.

Ndërkohë, pas barazimit me Uellsin në ndeshjen hapëse, Zvicra duhet të mendojë për rezultat pozitiv nëse dëshiron ta shmangë eliminimin e hershëm nga turneu i verës. Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet të luajnë titullarë si gjithmonë, megjithëse ky i fundit pati një paraqitje zhgënjyese kundër Uellsit dhe u zëvendësua herët në pjesën e dytë nga trajneri Vladimir Petkovic.

Në takimin tjetër të Grupit A do të përballen Uellsi dhe Turqia. Siç qëndrojnë gjërat, Italia prin me tri pikë dhe e siguron kualifikimin nëse e mund Zvicrën, e cila e ka një pikë, aq sa Uellsi. Turqia është pa pikë.

Formacionet e mundshme:

Italia: Donnarumma; Toloi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne.

Zvicra: Sommer; Elvedi, Shar, Akanji; Mbabu, Freuler, Xhaka, Ricardo Rodriguez; Shaqiri, Embolo; Seferovic.

(Kosova Sot Online )