Uellsi feston dhe ia shuan shpresat Turqisë

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 20:01
Uellsi feston dhe ia shuan shpresat Turqisë

Uellsianët i mposhtën turqit me rezultat 2:0 dhe i rritën gjasat për kualifikim në fazën tjetër në “Euro 2020”

Uellsi e ka regjistruar një fitore të madhe në “Euro 2020”. Uellsianët e mposhtën Turqinë me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A,. Gareth Bale me shokë e dominuan lojën me turqit dhe fituan me meritë. Madje, ata i lëshuan disa raste të mira shënimi, sidomos me Aaron Ramseyn.

 

Mirëpo, futbollisti i Juventusit në fund doli të ishte protagonist i lojës. Ish-mesfushori i Arsenalit e gjeti golin e fitores në pjesën e dytë pasi e mori një top të mrekullueshëm nga Bale.

Më pas, ylli i Tottenhamit e lëshoi një mundësi të artë duke e humbur penalltinë që e nxori vetë, në pjesën e dytë.

Uellsi e shënoi golin e dytë në minutat shtesë me anë të Connor Roberts pas asistimit të Gareth Balet.

Edhe turqit i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin. Uellsi e ka një fitore e një barazim dhe po shkon me hapa të sigurt drejt kualifikimit. Kurse, kjo humbje ia shoi shpresat Turqisë, e cila ishte mposhtur paraprakisht edhe nga Italia, 0:3. 

(Kosova Sot Online)