Humbi penalltinë, por Bale shpërblehet në fund

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 20:38
Humbi penalltinë, por Bale shpërblehet në fund

Gareth Bale është vlerësuar si më i miri në ndeshjen Uells-Turqi.

Bale humbi një penallti në fitoren 2-0 të Uellsit, por ishte vendimtar në të dy golat dhe për 90 minuta bëri paraqitje pozitive, për ta shpallur atë lojtarin e ndeshjes

Me këtë fitore, Uellsi ka shkuar në kuotën e 4 pikëve dhe sfidën e fundit në Grupin A do ta zhvilloje me Italinë.

Duke e ditur se nga 6 skuadra të vendit të tretë, shkojnë katër në rundin tjetër, kjo fitore është shumë shumë me vlerë për Uellsin. 

(Kosova Sot Online)