Ramos ishte më shumë se një mbrojtës për Real Madridin

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 22:06
Ramos ishte më shumë se një mbrojtës për Real Madridin

Pas 16 sezonesh, Sergio Ramos i ka ndarë rrugët me Real Madridin.

Kapiteni nuk arriti që të gjejë gjuhë të përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës dhe do të largohet me parametra zero, si lojtar i lirë.

Ai largohet pas 16 sezonesh, ku fitoi 22 trofe, bëri 671 paraqitje dhe shënoi 101 gola – derisa ka kontribuar edhe me 39 asiste.

Ramos ka qenë më shumë se një mbrojtës për Realin, duke parë numrin e golave që ka shënuar – kapiten i lindur duke udhëhequr klubin drejt shumë sukseseve, veçuar golat në finale te LA DECIMA, dhe në finale po ashtu kundër Atletico Madrid në Milano në vitin 2016.

Raportohej se Ramos nuk dëshironte të ulte pagën me rinovimin e kontratës dhe dëshironte të paktën 2 vite kontratë, kushte që nuk iu plotësuan dhe quan deri te ndarja e paimagjinueshme duke parë gjithçka që ai i ka dhënë klubit.

Ramos do të përshëndet si lojtar i Realit në një ceremoni në prani të Florentino Perez të enjten duke filluar nga ora 12:30. 

(Kosova Sot Online)