Ramos zbulon të vërtetën: “Unë e pranova ofertën e Realit, por më thanë se ka skaduar”

  • A.P /
  • 17 qershor 2021 - 16:47
Ramos zbulon të vërtetën: “Unë e pranova ofertën e Realit, por më thanë se ka skaduar”

Sergio Ramos nuk dëshiroi të largohet nga Real Madridi.

Këtë e ka zbuluar ish kapiteni i Los Blancos tashmë, në konferencë për media pak pasi u përshëndet me klubin ku luajti për 16 sezone.

Ai zbuloi se donte kontratë dy vite, por Reali ia ofroi vetëm një vit dhe pas shumë muajsh vuajtje, vendosi që të qëndrojë – por nuk u lejua.

“Shumë gjëra kanë ndodhur. Gjëra që ndodhin në jetë. Gjëja e parë që dua të them është se nuk kam dashur kurrë të largohem. Qëllimi im ishte të vazhdoja këtu. Klubi më ofroi mundësinë e zgjatjes së kontratës time, por për shkak të COVID ajo u la mënjanë. Në muajt e fundit, klubi më ka bërë një ofertë për një vit me ulje të pagës. Më duhet të sqarojë se nuk kishte ndonjë problem financiar. dëshiroja dy vjet dhe qetësi shpirtërore për mua dhe familjen time. Në bisedat e fundit, unë pranova ofertën prej një viti, por më thanë që nuk ishte më e mundur, se kishte një datë skadence dhe nuk e kisha marrë vesh”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)