10’ – Danimarka dhe Belgjika e ndalin lojën për ta nderuar Eriksenin

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 18:32
10’ – Danimarka dhe Belgjika e ndalin lojën për ta nderuar Eriksenin

Danimarka është duke e mundur 1-0 Belgjikën.

Në minutën e 10’ të ndeshjes, për ta nderuar Chirstian Eriksenin, që mban edhe numrin 10-të, Danimarka dhe Belgjika e ndalën lojën për pak sekonda dhe me gjithë tifozët, nisën duartrokitjet.

Eriksen pësoi sulm në zemër në sfidën e parë në Euro 2020 dhe s’do të luajë në këtë Evropian.

Frika ekziston se Eriksen mund të mos luajë kurrë futboll, pas asaj që i ndodhi ditë më parë, e që ishte shumë e frikshme saqë pasojat mund të kishin qenë shumë më të mëdha.

(Kosova Sot Online)