Belgjika përmbys gjithçka me Danimarkën

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 20:00
Belgjika përmbys gjithçka me Danimarkën

Danimarka nuk arriti ta ruante epërsinë e hershme, belgët e bënë një hap të madh drejt kualifikimit

Belgjika e ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në të tetën e finales së Kampionatit Evropian. Belgët e mposhtën sonte Danimarkën me përmbysje, në xhiron e dytë të Grupit B. Danezët nuk ia dolën ta ruanin epërsinë e hershme dhe paraqitjen e mirë që e bënë në pjesën e parë. Yussuf Poulsen e kaloi Danimarkën në epërsi qysh në minutën e dytë pas një gabimit të kundërshtarëve.

Ndërkaq, belgët u rikthyen në lojë në pjesën e dytë, Thorgan Hazard e barazoi rezultatin në minutën e 55-të pasi e mori një top nga Kevin de Bruyne.

E ylli i Manchester Cityt ishte protagonist edhe në golin e dytë, të cilin e realizoi vetë pas një gjuajtjeje të saktë me të majtën.

Para dhe gjatë ndeshjes, të dyja ekipet e kujtuan dhe duartrokitën Christian Eriksenin, i cili pësoi sulm kardiak në ndeshjen e parë me Finlandën. Kjo ishte fitorja e dytë e Belgjikës, e cila paraprakisht e kishte mundur Rusinë 3:0. Me këtë rast, belgët e shohin veten me një këmbë në fazën tjetër. Kurse, Danimarka me këtë disfatë i humb përfundimisht shpresat për kualifikim në të tetën e finales. 

(Kosova Sot Online)