Maqedonia e shqiptarëve eliminohet nga Kampionati Evropian

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 23:15
Maqedonia e shqiptarëve eliminohet nga Kampionati Evropian

Tashmë është zyrtare. Maqedonia e shqiptarëve është eliminuar nga Kampionati Evropian.

Fitorja 2-0 ndaj Austrisë, e ka kualifikuar Holandën zyrtarisht në fazën tjetër të Euro 2020 si liderë e Grupit C.

Ky triumf gjithashtu bëri që zyrtarisht, Maqedonia ku luajnë shumë futbollistë shqiptarë, të eliminohet nga Kampionati Evropian një ndeshje pa përfunduar faza e grupeve.

Kështu, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtulai, Enis Bardhi, Arjan Ademi e Ferhan Hasani më shokë, do të luajnë vetëm sa për statistika ndeshjen e fundit kundër Holandës, me 21 qershor që do të zhvillohet nga ora 18:00.


(Kosova Sot Online)