Suedia fiton minimalisht ndaj Sllovakisë

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 16:59
Suedia fiton minimalisht ndaj Sllovakisë

Suedia ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Sllovakisë në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa të dy ekipet synonin golin e epërsisë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 77-të, kur Emil Forsberg shënoi nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Suedia e siguron vendin e tretë në grup dhe me një këmbë është në 1/8 e finales së Euro 2020.

Momentalisht, Suedia prin në grupin E me 4 pikë, Sllovakia e dyta me tri.

Spanja ka një pikë por një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Polonisë e cila është e fundit në grup pa pikë. 

(Kosova Sot Online)