Veç barazim për Kroacinë ndaj Çekisë, e rrezikon kualifikimin

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 19:59
Veç barazim për Kroacinë ndaj Çekisë, e rrezikon kualifikimin

Kroacia nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Çekisë në xhiron e dytë të grupit D në Kampionatin Evropian.

Ishte Çekia që kaloi e para në epërsi në minutën e 37-të ndeshjes. Ai realizoi nga pika e bardhë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kroacia arriti të barazonte rezultatin.

Ivan Perisic realizoi një gol të bukur në minutën e 47-të të ndeshjes.

Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola, ndërsa rastet ishte të pakta.

Me këtë barazim, Çekia shkon në kuotën e katër pikëve në vendin e parë, kurse Kroacia mbetet e treta me një pikë.

Kroatët duhet patjetër të shënojnë fitore në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Skocisë nëse e duan kualifikimin tutje. 

(Kosova Sot Online)