Pesë kombëtaret që ende nuk kanë shënuar gol në Euro 2020

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 23:55
Pesë kombëtaret që ende nuk kanë shënuar gol në Euro 2020

Me tri ndeshjet e nesërme do të përfundojë rrethi i dytë i fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.

Italia, Holanda dhe Belgjika e kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales qysh në xhiron e dytë, ndërsa të njëjtën mund ta bëjnë nesër Portugalia dhe Franca nëse arrijnë fitore.

Portugalia përballet me Gjermaninë, ndërsa Franca me Hungarinë.

Por, cilat janë kombëtaret që ende nuk kanë arritur të shënojnë gol në Euro 2020?

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Turqia dhe Skocia nuk kanë shënuar gol ende. Pas një xhiroje, pa gola në Euro 2020 janë edhe Spanja, Gjermania dhe Hungaria, që nesër i luajnë ndeshjet e xhiros së dytë.

Ndërsa, skuadra që ka shënuar më së shumti gola është Italia me gjashtë gjithsej, e ndjekur nga Holanda dhe Belgjika me nga pesë.

(Kosova Sot Online)