Dy super ndeshje në Euro 2020 sot, mësohen të kualifikuarit nga grupi A

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 09:16
Dy super ndeshje në Euro 2020 sot, mësohen të kualifikuarit nga grupi A

Kampionati Evropian sot do të vazhdojë me dy ndeshje interesante. Grupi A i Euro 2020 sot do ta ketë xhiron finale, ku do të përcaktohet gjithcka.

E vetmja gjë që dihet deri më tani në këtë grup është se Italia e ka siguruar kualifikimin tutje, pasi ka gjashtë pikë të grumbulluara pas dy xhirove të para

Italisë i nevojitet vetëm një barazim për ta përmbyllur fazën e grupeve në vendin e parë. Por, përballë vetes do ta ketë ekipin e dytë, Uellsin.

Uellsianët kanë katër pikë nga dy xhirot e para dhe do të kërkojnë të paktën barazimin për ta siguruar 100% kualifikimin tutje.

Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo mes Zvicrës dhe Turqisë.

Të dyja kombëtaret kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre dhe do të kërkojnë një fitore për të shpresuar kualifikimin tutje nga vendi i tretë.

Zvicra ka një pikë, në barazimin 1:1 me Uellsin, kurse Turqia ka regjistruar dy humbje dhe është ende pa pikë dhe pa gol në këtë Evropian.

Kujtojmë se të dyja këto ndeshje nisin nga ora 18:00. 


(Kosova Sot Online)