Renditja e kombëtareve pas dy xhirove të para, çfarë dihet deri tash?

  • A.P /
  • 20 qershor 2021 - 09:18
Renditja e kombëtareve pas dy xhirove të para, çfarë dihet deri tash?

Dje (e shtunë) ka përfunduar edhe xhiroja e dytë e fazës së grupeve në Kampionatin Evropian, i cili ka sjellur jo pak befasi.

Pas dy xhirove të para, vetëm tri kombëtare kanë arritur të marrin pikët e plota, e gjithashtu janë kualifikuar në 1/8 e finales.

Bëhet fjalë për Italinë, Belgjikën dhe Holandën, që kanë shkëlqyer në dy xhirot e para të fazës së grupeve.

Në grupin A, Italia pra e ka siguruar kualifikimin tutje dhe i mjafton vetëm një pikë ndaj Uellsit sot për ta siguruar vendin e parë në grup. Uellsi do të tentojë të nxjerrë gjithashtu një barazim që do ta kualifikonte tutje. Në anën tjetër, Zvicra dhe Turqia duhet të fitojnë dhe të shpresojnë të kualifikohen tutje përmes vendit të tretë.

Në grupin B, Belgjika ka gjashtë pikë dhe me një barazim në xhiron e fundit e vulos vendin e parë. Rusia dhe Finlanda kanë nga tri pikë dhe do të tentojnë të përfundojnë në vendin e dytë për të vazhduar tutje. Danimarka është pa pikë dhe në ndeshjen e fundit do të kërkojë ta mposht Rusinë dhe të shpresojë për një kalim tutje.

Në grupin C, Holanda ka gjashtë pikë dhe ka siguruar kualifikimin tutje. Me nga tri pikë janë Ukraina dhe Austria që do të tentojnë të përfundojnë në pozitën e dytë, për t’u kualifikuar. Ndërsa, Maqedonia e Veriut nuk ka gjasa për kualifikim dhe ndeshjen e fundit e luan sa për statistika.


(Kosova Sot Online)