Xhaka: Koha për të fituar, koha për t’u kualifikuar

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 09:47
Xhaka: Koha për të fituar, koha për t’u kualifikuar

Kampionati Evropian sot do të vazhdojë me dy ndeshje interesante. Grupi A i Euro 2020 sot do ta ketë xhiron finale, ku do të përcaktohet gjithcka.

Një nga dy ndeshjet që luhet sot është ajo mes Zvicrës dhe Turqisë. Të dyja kombëtaret kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre dhe do të kërkojnë një fitore për të shpresuar kualifikimin tutje nga vendi i tretë.

Zvicra ka një pikë, në barazimin 1:1 me Uellsin, kurse Turqia ka regjistruar dy humbje dhe është ende pa pikë dhe pa gol në këtë Evropian.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka me anë të një postimi në Facebook ka motivuar bashkëlojtarët para ndeshjes jetike.

Koha për t’u ngritur, koha për të luftuar, koha për të fituar, koha për t’u kualifikuar. Le ta bëjmë së bashku” – shkroi Xhaka në profilin e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)