Kevin Durant s’mjafton për Nets, Antetokounmpo në finalen e Lindjes me Bucks

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 11:13
Kevin Durant s’mjafton për Nets, Antetokounmpo në finalen e Lindjes me Bucks

Milwaukee Bucks në finale të Konferencës së Lindjes falë një Giannis Antetokounmpo në formë të jashtëzakonshme. Në ndeshjen e shtatë të serisë gjysmëfinale, kundër Brooklyn Nets, që u mbyll 111-115 pas kohësh shtesë, basketbollisti grek realizoi plot 40 pikë, kontrolloi 13 topa dhe dha 5 asiste, në një duel epik brenda sfidës me Kevin Durant, që edhe pse shënoi 8 pikë më shumë se rivali i tij, pra 48 pikë, 9 “rebound” dhe 6 asiste, e mbyll këtu rrugëtimin sezonal.

Një ndeshje u ekuilibruar nga fillimi deri në fund, me diferencën më të madhe që u arrit në periodën e dytë +10 pikë në favor të vendësve, 53-43, që gjithsesi nuk rezultoi vendimtare në përcaktimin e fituesit.

Momentet thelbësorë të këtij takim mbresëlënës të zhvilluar në “Barclays Center” të New Yorkut janë tri: kur Jrue Holiday realizoi tri herë rresht në gjuajtjet nga fusha, pasi kishte qenë i pasaktë në tentativat e mëparshme, koshi i frikshëm i Kevin Durant, që barazoi në fund të kohës së rregullt takimin 109-109, kur kishte mbetur vetëm një sekondë lojë, dhe koha shtesë, me Nets që realizuan koshin e parë, për t’ua lënë stafetën Bucks, që shënuan tre dypikëshat e fundit, për rezultatit final 111-115.

Në finalen e Lindjes, Bucks do të përballen me fituesin e çiftit Philadephia 76ers – Atlanta Hawks, që do të përcaktohet po në përballjen e 7-të.

(Kosova Sot Online)