Ndryshime rrënjësore nga Mancini, Italia luan me ekipin e dytë kundër Uellsit

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 17:20
Ndryshime rrënjësore nga Mancini, Italia luan me ekipin e dytë kundër Uellsit

Italia ka vendosur të luajë me ekipin e dytë në ndeshjen e fundit të grupit kur Uellsit, pasi tashmë e ka siguruar kalimin në mesin e 16 më të mirëve në Euro 2020.

Takimi i xhiros së tretë dhe të fundit në Grupin A mes Italisë dhe Uellsit zhvillohet në Stadiumin Olimpik në Romë, në orën 18:00.

Italia dhe Uellsi futen në këtë takim të vetëdijshme se barazimi do të dërgojë të dyja në rrethin tjetër të turneut të verës nga vendi i parë dhe vendi i dytë, përkatësisht.

Kjo sepse Italia zë vendin e parë me 6 pikë, Uellsi të dytin me 4 pikë, duke i lënë Zvicrën dhe Turqinë në fund me nga 1 dhe 0 pikë, përkatësisht.

Një barazim këtu do të nënkuptonte se Zvicra duhet të fitojë dhe të shpresojë në kualifikim nga vendi i tretë, si njëra prej ekipeve të treta të renditura më së miri nga të gjitha grupet.

Italia, që e siguroi kalimin në mesin e 16 më të mirëve herët pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, do të luajë me ndryshime rrënjësore.

Trajneri Roberto Mancini e ka ndërruar tërë ekipin, përveç portierit Gigi Donnarumma, mbrojtësit Leonardo Bonucci dhe mesfushorit Jorginho.

(Kosova Sot Online)