Manchester City me ofertë zyrtare për Kane

  • A.P /
  • 21 June 2021 - 17:31
Manchester City me ofertë zyrtare për Kane

Manchester City ka bërë ofertën e parë në drejtim të sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se Manchester City ka ofruar 100 milionë para të gatshme.

Përveç kësaj, City ka futur edhe opsionin për të përfshirë lojtarë tjerë në marrëveshje.

Sterling, Laporte dhe Gabriel Jesus janë disa nga emrat që përmenden për t’u shkëmbyer.

Tottenham nuk e ka ndërmend ta shesë yllin e tyre, edhe pse Kane dëshiron të largohet.

Sulmuesi anglez momentalisht është i fokusuar në Kampionatin Evropian dhe do të vendosë pasi të përfundojë. 

(Kosova Sot Online)