11 kombëtaret që e kanë siguruar kualifikimin në Euro 2020

  • A.P /
  • 21 June 2021 - 23:42
11 kombëtaret që e kanë siguruar kualifikimin në Euro 2020

11 kombëtare nga sot e kanë siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian.

Grupi A, B dhe C kanë përfunduar tri xhirot, nga ku janë mësuar shtatë kombëtare të kualifikuara.

Italia, Uellsi dhe Zvicra janë kualifikuar tutje nga grupi A, Belgjika dhe Danimarka nga grupi B dhe Holanda e Austria nga grupi C.

Grupet D, E dhe F do t’i luajnë ende xhiron e fundit, por katër skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin tutje.

Çekia dhe Anglia e kanë siguruar kualifikimin tutje nga grupi D, Suedia nga grupi E dhe Franca nga grupi F.

(Kosova Sot Online)