Më shumë autogola në “Euro 2020” sesa në pesë Kampionate Evropiane

  • A.P /
  • 23 June 2021 - 19:12
Më shumë autogola në “Euro 2020” sesa në pesë Kampionate Evropiane

Tjetër autogol është shënuar sonte në Kampionatin Evropian.

Martin Dubravka, portieri i Sllovakisë, ka bërë gafën e vitit duke e dërguar topin në portën e tij në tentim për ta larguar atë, duke e kaluar Spanjën në epërsi, që më pas në fund të pjesës së parë, Laporte shënoi për 2-0.

Sipas faqes për histori dhe statistika “Opta”, ky ishte goli i shtatë në këtë “Euro 2020”, më shumë autogola se në pesë Kampionate Evropiane bashkë 2000 (1 autogol), 2004 (2), 2008 (0), 2012 (1) dhe 2016 (3). 

(Kosova Sot Online)