Benzema më i mirë se Ronaldo

  • A.P /
  • 23 June 2021 - 23:44
Benzema më i mirë se Ronaldo

Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë në sfidën mes Portugalisë dhe Francës.

Karim Benzema dhe Cristriano Ronaldo, kanë shkëlqyer të mërkurën mbrëma në Kampionatin Evropian, duke shënuar nga dy gola në barazimin 2-2 të Portugalisë me Francën.

Të dy bën paraqitje të shkëlqyeshme dhe ndihmuan kombëtaret e tyre për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Euro 2020.

Sipas UEFA-s, Benzema ishte për një nuancë më i mirë se CR7 dhe në fund mori çmimin e më të mirit të ndeshjes.

(Kosova Sot Online)