E teta e finales së “Euro 2020” nis të shtunën me dy ndeshje

  • A.P /
  • 24 June 2021 - 15:49
E teta e finales së “Euro 2020” nis të shtunën me dy ndeshje

Uellsi – Danimarka dhe Italia – Austria, do të jenë dy ndeshjet e para të fazës eliminuese në Euro 2020. E teta e finales do të luhet për katër ditë, derisa më pas do të kompletohet çerekfinalja

Maratonës prej 13 ditësh ndeshje pa ndërprerë në Kampionatin Evropian i erdhi fundi të mërkurën mbrëma, kur edhe u mbyll faza e grupeve.

Me këtë rast, “Euro 2020” pushon dy ditë, të enjten dhe të premten, para se të fillojë faza tjetër.

Evropiani vazhdon të shtunën mbrëma me duelet e para të së tetës së finales.

Takimi i parë do të jetë ai në mes të Uellsit me Danimarkën

Uellsianët e mbyllën fazën e grupeve në vendin e dytë, prapa Italisë, ndërsa e lanë prapa Zvicrën.

Të prirë nga Gareth Bale dhe Aaron Ramsey, ata e synojnë kualifikimin historik në çerekfinale.

Nga ana tjetër, danezët e siguruan kualifikimin vetëm në xhiron e fundit falë fitores ndaj Rusisë.

(Kosova Sot Online)