“Euro 2020” vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante

  • A.P /
  • 27 June 2021 - 09:14
“Euro 2020” vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante

Magjia e Kampionatit Evropian vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante të 1/8 së finales.

Fillimisht nga ora 18:00 në “Puskas Arena” të Budapestit, Holanda do të përballet me Çekinë..

Holanda e përfundoi grupin në vendin e parë, kurse Çekia e mbylli në pozitën e tretë. Fituesi i këtij takimi do të përballet me Danimarkën.

Nga ora 21:00 do të jetë një nga ndeshjet më të zjarrta të së tetës së finales. Belgjika do të përballet me Portugalinë.

Belgjika e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë në grupin B, kurse Porugalia u rendit e treta në grupin F. Fituesi i këtij takimi do të përballet me Italinë në çerekfinale.

(Kosova Sot Online)