Pjesa e parë: Zvicra po e mund Francën

  • A.P /
  • 28 June 2021 - 21:52
Pjesa e parë: Zvicra po e mund Francën

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së të tetës së finales në Kampionatin Evropian mes Francës dhe Zvicrës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0:1 për Zvicrën.

Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua në minutën e 15-të të ndeshjes. Ishte Seferovic i cili shënoi një gol të bukur me kokë.

Më pas, Franca tentoi të barazonte rezultatin por nuk e arriti atë. Zvicra u tregua shumë e mirë dhe e kreu punën në përpikmëri në fraksionin e parë. 

(Kosova Sot Online)