Trajneri i Gjermanisë: Humbëm kundër Anglisë sepse s’i shfrytëzuam rastet tona

  • S.A /
  • 30 June 2021 - 10:32
Trajneri i Gjermanisë: Humbëm kundër Anglisë sepse s’i shfrytëzuam rastet tona

rajneri në largim i Gjermanisë, Joachim Low, e ka pranuar se disfata e ekipit të tij kombëtar 2:0 kundër Anglisë në 18 e finales në Euro 2020 ishte tejet zhgënjyese, pasi, siç tha, djelmoshat e tij dështuan t’i shfrytëzonin mundësitë e shënimit. Dy gola të vonshëm nga Raheem Sterling dhe Harry Kane të martën në Wembley e dërguan Anglinë në çerekfinale dhe i dhanë fund epokës 15-vjeçare të Low në krye të Kombëtares gjermane.

Gjermanët ishin vetë fajtorë për dështimin e tyre, pasi Thomas Muller dështoi të shënojë gol i vetëm përballë portierit Jordan Pickford nëntë minuta para fundit të ndeshjes, duke e goditur topin jashtë portës kur Anglia po fitonte 1:0. Low e pranoi se Anglia ishte thjesht ekip më i mirë se Gjermania e tij.

“Është zhgënjim i madh. Lojtarët janë të mërzitur. Zhveshtoren e kaploi qetësia. Në ndeshje si kjo, është me rëndësi t’i shfrytëzosh të gjitha mundësitë e shënimit, gjë që ne s’e bëmë as me Timo Wernerin e s me Thomas Mullerin”, tha Low.

“Unë s’e fajësoj askënd, normalisht Muller do të kishte shënuar nga ai rast. Është e pazakontë që ai nuk ia doli, por këto gjëra ndodhin”, shtoi ai.

Low, 61 vjeç, do të largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë këtë verë dhe do të zëvendësohet nga Hansi Flick, ish-trajneri i Bayern Munich. 

(Kosova  Sot Online )