Superliga starton me 21 gusht, mësohen çiftet e xhiros së parë

  • S.A /
  • 09 July 2021 - 14:55
Superliga starton me 21 gusht, mësohen çiftet e xhiros së parë

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës do të startojë me 21 gusht.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, pas tërheqjes së shortit.

Ndërkohë, pas tërheqjes së shortit u caktuan edhe çiftet e javës së parë, në të cilën do të takohen.

Kampioni, Prishtina, do të nisë mbrojtjen e titullit në udhëtim kundër Malishevës, derisa nënkampioni Drita, do të ketë punë në shtëpi në xhiron e parë me Feronikelin. Fituesi i Kupës për sezonin 2020/21, Llapi, gjithashtu do të nisë sezonin e ri si vendas. Të besuarit e Tahir Batatinës do të përballen me Ulpianën. Të gjitha çiftet e xhiros së parë:

Drita – Feronikeli
Llapi – Ulpiana
Malisheva – Prishtina
Ballkani – Dukagjini
Drenica – Gjilani

(Kosova Sot Online )