Pesë vite kontratë dhe dhjetë milionë në sezon – Varane është i Unitedit

  • S.A /
  • 19 July 2021 - 09:19
Pesë vite kontratë dhe dhjetë milionë në sezon – Varane është i Unitedit

Raphal Varane është vetëm pak orë larg prezantimit si lojtar i Manchester United.

Mbrojtësi po largohet nga Real Madridi, pasi nuk arriti marrëveshje për rinovim të kontratës.

Sipas asaj që raporton Marca, francezi tashmë ka arritur marrëveshje me Djajtë e Kuq për të kaluar në Ligën Premier.

Pesë vite kontratë dhe një pagë rreth dhjetë milionë euro në sezon, është marrëveshja e Unitedit me Varanen.

Real Madridi thuhet se i ka bërë sërish ofertë francezit për të rinovuar kontratën, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje.

Kështu, Varane është rrugës për t’u bërë lojtar i Unitedit në një shumë të transferimit mbi 50 milionë euro.

(Kosova Sot Online )