Arsenali e anulon udhëtimin drejt SHBA-së, shkaku i disa rasteve me COVID-19 në skuadër

  • S.A /
  • 21 July 2021 - 09:39
Arsenali e anulon udhëtimin drejt SHBA-së, shkaku i disa rasteve me COVID-19 në skuadër

Arsenali e ka anuluar udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara për turneun miqësor parasezonal, pas disa rasteve të infektimit me koronavirus brenda skuadrës.

Topçinjtë kishin caktuar ndeshje miqësore me Interin, Evertonin dhe Millonarios në turneun përgatitor Florida Cup.Kombëtarja e Italisë akuzohet se e shpërndau virusin gjatë festës së titullit evropian

Klubi nuk ka treguar saktësisht se sa anëtarë të saj që duhej të udhëtonin drejt Amerikës dolën pozitivë, e as nuk zbuloi nëse ata ishin lojtarë.

“Ky vendim i vështirë bazohet në sigurimin e shëndetit dhe mirëqenies së lojtarëve dhe stafit”, shkruhet në deklaratën e Arsenalit.

Arsenali theksoi se ndihet i lumtur që asnjëri prej atyre që dolën pozitivë nuk janë duke shfaqur simptoma dhe tregoi se të gjithë ata janë vetizoluar në shtëpitë e veta përkatëse.

Florida Cup do të fillojë këtë të diele në Orlando dhe organizatori nuk ka treguar nëse do ta ftojë ndonjë ekip tjetër në vend të Arsenalit.

(Kosova Sot Online )