Xhaka do t’i bashkohet Romës javën tjetër

  • S.A /
  • 21 July 2021 - 15:54
Xhaka do t’i bashkohet Romës javën tjetër

utbollisti kosovar do ta lë Arsenalin për t’iu bashkuar trajnerit Jose Mourinho në kryeqytetin italian

Granit Xhaka është duke i kaluar ditët e fundit në fanellën e Arsenalit. Futbollisti kosovar pritet t’i bashkohet Romës javën e ardhshme. Për këtë siguron mediumi “Sky Sports”.

“Gunners” nuk e kanë ndërmend të bëjnë zbritje për përfaqësuesin zviceran. Sidoqoftë, palët mund të merren vesh këtë fundjavë dhe mesfushori t’i bashkohet Romës javën që vjen.

Madje, pritet që 28 vjeçari t’i bashkohet ekipit të ri në kampin stërvitor në Algarve të Portugalisë. Trajneri Jose Mourinho është i vendosur ta transferojë Xhakën në kryeqytetin italian. Graniti ka arritur marrëveshje personale me Romën. Edhe marrëveshja në mes të klubeve nuk është larg të arrihet. 

(Kosova Sot Online )